Mbledhja e Qeverive Shqipëri-RMV/ Ç’do ndodhë nesër në Shkup?

0

TIRANË- Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Kjo e fundit ka zbardhur agjendën e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër në Shkup.

Fillimisht do të ketë një pritje zyrtare të kryeministrit Edi Rama nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave. Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon mbledhja ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Në orën 12:30, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në Pogradec. Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave. I pari i qeverisë shqiptare theksoi se do të reduktohen masat në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa shtoi se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe rrugët që lidhin dy vendeve. Në atë takim u nënshkruan disa dokumenta të rëndësishme, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu