Mbrëmjen e sotme në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.
Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës e njoftuar më herët, për datën 29 tetor, e cila u caktua të zhvillohet në orën 17:00.
Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile sipas tij do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.
Pas marshimit në qendër të Tiranës më 7 tetor, këtë herë opozitarët janë thirrur nga lidershipi i opozitës në një protestë si revoltë për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Sa i përket skenarit, ai pritet të jetë i ngjashëm me atë të organizimit të fundit.