Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel, miratohet Rezoluta

0

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin po zhvillon mbledhjen e radhës sot dhe nesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel.

Deri më tani disa deputetë kanë mbajtur fjalën e tyre, e më pas është miratuar rezoluta me disa amendime të propozuara nga Partia Demokratike, e cila kërkon që të rritet siguria ndaj sulmeve kibernetike si dhe të merren masa për ruatjen e të dhënave personale.

Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku përshëndeti angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Më pas, u fokusua tek tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.

Taulant Balla, në fjalën e tij gjatë takimit të ditës së sotme theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka nisja e negociatave për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, si dhe theksoi rëndësinë që ka respektimi i afateve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu