Mblidhet Samiti i G7 në Berlin, liderët vendosin të ndalojnë importin e arit rus

0

Lëvizja e Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Kanadasë është pjesë e përpjekjeve për të shtrënguar sanksionet ndaj Moskës.

Liderët e G7 kanë konfirmuar ndalimin e importeve të arit rus në fillim të samitit të tyre 3-ditor i cili po mbahet në Alpet bavareze.

Lëvizja e Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Kanadasë është pjesë e përpjekjeve për të shtrënguar sanksionet ndaj Moskës.

Masat që kemi shpallur sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin në zemër të makinës së luftës së Putinit. Ne duhet t’i japim uri regjimit të Putinit nga financimi i tij. Britania e Madhe dhe aleatët tanë po bëjnë pikërisht këtë.”-tha kryeministri britanik Boris Johnson.

Një përfaqësues i lartë i administratës amerikane tha se G7 do të bënte një njoftim zyrtar mbi ndalimin e importit të arit të martën.

Ky është një eksport kyç, një burim kyç i të ardhurave për Rusinë për sa i përket aftësisë së saj për të kryer transaksione me sistemin financiar global,” tha zyrtari amerikan.

Eksportet e arit rus ishin me vlerë 12.6 miliardë paund vitin e kaluar dhe rusët e pasur kanë blerë shufra për të reduktuar ndikimin financiar të sanksioneve perëndimore, tha qeveria britanike. Si dhe ndalimi i importit të arit, liderët e G7 po zhvillonin gjithashtu bisedime “vërtet konstruktive” për një kufi të mundshëm të çmimit të importeve të naftës ruse, tha një burim i qeverisë gjermane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu