Ballina BOTA Mbretëria e Bashkuar përballë një dimri “të pasigurt”, Covid-19 dhe gripi sezonal...

Mbretëria e Bashkuar përballë një dimri “të pasigurt”, Covid-19 dhe gripi sezonal rrezikojnë qytetarët

0

“Mbretëria e Bashkuar pritet të përballet me një dimër të pasigurt, për shkak të koronavirusit dhe gripit”, kështu është shprehur Jenny Harries, shefe e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore.

Ndërsa inkurajon qytetarët të tregohen të kujdesshëm, Dr Harries gjithashtu i bën thirrje që të vaksinohen.

Më shumë se 40 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, kanë mundësi të marrin vaksinën e gripit. Gjithashtu kjo përfshin edhe fëmijë të deri në moshën 16-vjeç.

Gripi vret mesatarisht 11, 000 njerëz çdo dimër në Angli .

Studimet kanë treguar se personat e infektuar me Covid-19 dhe të prekur nga gripi kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin në krahasim me një person i cili mund të jetë vetëm me koronavirus.

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia e Shkencave Mjekësore, sëmundjet e frymëmarrjes mund të rriten këtë dimër.

Harries po ashtu ka theksuar se marrja e vaksinës do të parandalonte shtrimet e pacientëve në spitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu