Sulm me makinë-bombë në Jemen, të paktën 4 ushtarë të vdekur

0

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe në Aden, në jug të Jemenit. Zyrtarët thanë se katër viktimat ishin ushtarë, ndërsa 3 nga të plagosurit civilë, në mesin e të cilëve ishte dhe 1 fëmijë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, ky sulm ishte “një përpjekje terroriste për tentim-vrasje” ndaj guvernatorit Ahmed Lamlas, që është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Tranzitor Jugor (STC). Ky këshill është në garë me Qeverinë qendrore që mbështetet nga Arabia Saudite, për kontrollin e Adenit dhe pjesës jugore të vendit.

Qeveria dhe STC-ja janë aleatë në koalicionin e udhëhequr nga sauditët për të luftuar rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, edhe pse raportet mes tyre shpesh janë të tensionuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu