Mbreti Charles III reagon për arrestimin e vëllait të tij, Andrew!

0

Mbreti ka deklaruar se policia ka “mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të plotë” pas arrestimit të Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik.

Charles tha në një deklaratë të paprecedentë se “ligji duhet të ndjekë rrjedhën e vet”, pasi shprehu “shqetësimin e tij më të thellë” për arrestimin e vëllait të tij.

Andrew u ndalua sot, në ditën e 66-të të lindjes së tij, dhe ndodhet në paraburgim policor pas një bastisjeje në banesën e tij të re në Sandringham.

Mbreti deklaroi në një njoftim të publikuar nga Pallati Buckingham se policia do të gëzojë “mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të plotë”.

Deklarata e Pallatit “Buckingham”:

Mësova me shqetësimin më të thellë lajmin për Andreë Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik.

Ajo që pason tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i rregullt, përmes të cilit kjo çështje do të hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse.

Mbreti Charles III reagon për arrestimin e vëllait të tij,

Në këtë drejtim, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë.

Dua të deklaroj qartë: ligji duhet të ndjekë rrjedhën e vet.

Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e përshtatshme që unë të komentoja më tej mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve.

Policia e Thames Valley arrestoi këtë mëngjes vëllanë më të vogël të Mbretit, i teti në radhën e trashëgimisë për fronin britanik, nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik.

Daily Mail ishte media e parë që zbuloi se policë me rroba civile, të transportuar me gjashtë automjete të pashënuara, kishin mbërritur në Wood Farm, ku Andrew jeton aktualisht, në orën 8 të mëngjesit.