Mbushi makinën me drogë për ta çuar në RMV, burg punonjëses së AKSHI-t Erisa Ferro dhe bashkëpunëtorëve të saj

0

Eshtë lënë në burg nga Gjykta e Pogradecit  Erisa Ferro dhe bashkëpunëtorët e saj, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Dy ditë parë 28 vjeçarja u kap duke transportuar me makinë një sasi droge prej 58 kg kanabis sativa.

Njoftimi:

Pogradec/ Tentuan te transportonin drogë drejt Maqedonisë se Veriut, lihen në burg Erisa Ferro dhe dy bashkepunetorët.

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg per 28 vjeçaren Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17 vjeëarin M. K. Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombetar të lëndeve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lenë ne fuqi.
28 vjeçarja dhe dy bashkëpunetorët e saj u ndaluan mga policia e Korçës dy ditë me parë, teksa tentuan të transportojne në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg canabis sativa.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu