Mbushnin me drogë klubet e Durrësit/ Mes personave të arrestuar personazhët e njohur të tik tokut dhe aktori Bulku

0

8 persona u arrestuan nga Policia e Durrësit, pas hetimeve disa mujore, ku u goditën dy grupe kriminale, që trafikonin lëndë narkotike, dhe më pas i shpërndanin në klubet e qytetit bregdetar.

Mes personave të arrestuar janë edhe katër të rinj, që përveç trafikut të drogës, ishin mjaft aktivë me postime dhe në rrjetet sociale, veçanërisht në tik tok.

Disa prej personazheve që janë vënë në pranga janë: Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha.

Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu