“Mbylle gojën gore”/ Rikthehen tensionet në Kuvend! Bardhi i “sulet” Nikollës, ndërhyn Garda

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren pasi kryeparlamentarja Lindita Nikola i ndëpreu fjalën dhe i hoqi zërin e mikrofonit.

Bardhi iu është drejtuar me tone të larta Lindita Nikollës, ndërsa është rrethuar nga Garda. Gjithashtu kreu i Grupit të PD ka goditur me grusht foltoren në shenjë revolte.

“Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë. Ju tërheq vëmendjen zoti Bardhi. Ju lutem, ju tërheq vëmendjen për lirimin e foltores. Nuk është interes personal i Ramës e askujt, e kemi ezaruar këtë çështje. Na lejoni të vijojmë”, iu drejtua kryeparlamentarja.

Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, Gazment Bardhit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Nikolla. Por duket se ka pasur kontestime nga ana e socialistëve.

“Mbylle gojën gore”-, ka shpërthyer Bardhi ndaj deputetit Erion Braçe.

Rai3, telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Vetë Rama ka pranuar telefonatën me drejtorin e RAI-t duke thënë se ishte duke mbrojtur Agaçin, që Rai3 e cilëson si avokat të trafikantëve. Por e gjitha lidhet me dyshimet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge. Ndërsa çështja e parë tashmë shqyrtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë pse ka trajtuar median italiane njëlloj siç trajton median në vend, ku nuk la redaksi në ven po i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncim in ndaj vëllait të tij. Ndërhyrja cënon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Piktori Edi Rama e ka telefonuar drejtorin e RAIT-t me cilësinë si kryeministër, ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër”-, tha Bardhi në fjalën e tij në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu