Mbyllen hetimet për vdekjen e Davide Astorit, ja gjetja befasuese e Prokurorisë

0

Tre vite pas vdekjes së tij, hetimet për ndarjen nga jeta të Davide Astorit janë mbyllur ditën e sotme.

Pas tre vitesh hetime, është gjetur edhe një fajtor, teksa bëhet fjalë për ish-mjekun e Fiorentinës, kardiologun Xhorxho Galanti. Ky i fundit është shpallur fajtor për vdekjen e ish-mbrojtësit italian dhe për këtë është dënuar me 1 vit burg.

Sipas Prokurorisë së Firencias, Astori ka ndërruar jetë për shkak të diagnozës së gabuar, për një sëmundje të quajtur “ Kardiomiopatia aritmogjenike ventrikulare”. Prokuroria ka dalë në përfundimin që po të diagnostikohej si duhej kjo sëmundje, atëherë Astori do të shpëtohej. Për këtë është shpallur fajtor Galanti, i cili tashmë është dënuar me 1 vit burg.

Kujtojmë se Astori ndërroi jetë më 4 mars të vitit 2018, teksa u gjet pajetë në dhomën e hotelit ku qëndronte me skuadrën e Fiorentinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu