Bisedimet në Turqi mes Ukrainës dhe Rusisë janë mbyllur. Bisedimet e para të drejtëpërdrejta mes palëve që nga javët e para të fillimit të luftës, zgjatën rreth dy orë dhe nuk sollën ndonjë përparim domethënës.
Burimet diplomatike ukrainase thonë se kërkesat e Rusisë ishin përtej çdo gjëje të diskutuar më parë. Një nga kërkesat e Rusisë ishte tërheqja e trupave ukrainase nga territori i saj për të zbatuar një armëpushim.
Sipas po të njëjtave burime, Rusia kishte edhe kërkesa të tjera që për palën ukrainase ishin të papranueshme. Bisedimet në Stamboll ishin të parat të drejtëpërdrejta në më shumë se tre vjet. Negociatat të cilat po ndërmjetësohen nga Turqia erdhën pas kërkesave të vazhueshme të Presidentit Amerikan Donald Trump për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore.
Në ndryshim nga Delegacioni Rus që udhëhiqej nga ndihmësi I Putin Vladimir Medinsky, Ukraina zgjodhi të kishte në delegacionin e saj figura më të rëndësishme sic janë Ministri I Mbrojtjes Rustem Umerov, Shefi I zyrës Presidenciale Andriy Yermak dhe ministry I Punëve të Jashtme andrri Sybiha.
Presidenti Amerikan Donald Trump ishte shprehur më herët nga Emiratet e Bashkuara Arabe se në mënyrë që lufta të marr fund sa më parë nevojitet sa më shpejt një takim mes tij dhe Presidentit Rus Vladimir Putin.