Mbyllet burgu i Zaharisë, Manja jep lajmin e keq për të gjithë të burgosurit: Këtë vit nuk do ketë…

0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu u Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

Ministri gjithashtu ka bërë me dije se këtë vit nuk do të kishte asnjë amnisti për të burgosurit në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu