Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia në Shqipëri, fiton danezi Pedersen

0

Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash.

Fitues i kësaj etape u shpall danezi Mads Pedersen i Lidl-Trek, i cili triumfoi në një sprint spektakolar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke lënë pas rivalët e tij me një shpërthim force në metrat e fundit.

Në vend të katërt u rendit italiani Busatto, ndërsa një episod i frikshëm ndodhi me çiklistin spanjoll Landa, i cili humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Ai mori menjëherë ndihmë mjekësore.

Etapa e parë nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët u përballën me ngjitjen e Gracen përpara se të arrinin në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.

Fundi ishte shumë i luftuar, por fitimtar doli danezi Pedersen.

Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.