Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku nga rezultati i dalë në 55 kutitë e votimit vërehet një diferencë e thellë mes PS dhe PD.
Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki 9 253 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 3374 vota.
Sic shihet nga shifrat, mes dy forcave të mëdha politike ka një diferencë të thellë me 5 879 vota. Në qarkun e Elbasanit janë numëruar aktualisht 409 nga 508 kuti votimi.