Qytetarët që kundërshtojnë ndërtimet në zonën e Zvërnecit kanë bërë të ditur se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim.
Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pjesëmarrësit kanë njoftuar një tubim të ri për të martën në orën 18:00, i cili do të zhvillohet para Kryeministrisë.
Ata kanë përcjellë mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja pritet të rritet.
- Protestat lidhen me kundërshtimin ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ndërsa qytetarët kërkojnë vëmendje më të madhe për shqetësimet e tyre dhe mbrojtjen e zonës.





