Mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë, Ekho Moskvy

0

Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha nw 1 mars se do të mbyllej, pasi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë kërkoi të kufizojë aksesin në faqet e internetit të stacionit radio Ekho Moskvy dhe kanalit televiziv Dozhd.

“Redaksia e Ekho Moskvy absolutisht nuk pajtohet me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme që çoi në ndërprerjen e transmetimit të radiostacionit,”-tha një gazetarë.

Sipas Current time Kjo masë u vendos si pasojë e thirrjes për aktivitet ekstremiste dhe shpërndarje informacionesh të qëllimshme dhe të rreme në lidhje me veprimet e personelit ushtarak rus.

“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov.