Mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024”

0

Në futboll vetëm zemra nuk mjafton, por Shqipëria del me kokën lart nga ky Evropian ku fati i kuqezinjve ishte i shkruar që në short. Përfundon këtu aventura e “shqiponjave” të cilat kthehen “fole” pasi dhanë gjithçka. Në një grup “ferri” na duhej një mrekulli, por mrekullitë në futboll nuk ndodhin shpesh. Spanja ishte dhe mbetet një tabu e madhe, me “furinë e kuqe” që mbyll një fazë grupesh prekte me nëntë pikë të plota, nuk tregoi mëshirë për kuqezinjtë duke shfaqur dëshirë për të fituar këtë takim pavarësisht se De La Fuente kishte hedhur në fushë formacionin e dytë. Në një ndeshje ku pritej dominimi i Spanjës ai që bëri diferencën ishte goli i Ferran Torres në minutën e 13-të.

Për herë të para Shqipëria e nisi një ndeshje në dizavantazh, por kuqezinjtë e kishin të pamundur të riktheheshin në lojë. Në pjesën e dytë, ekipi i Sylvinho-s tentoi gjithçka për gjithçka, krijuan më shumë raste, por as kaq nuk mjaftoi duke dalë duar bosh. Me 1 pikë në 3 ndeshje, Shqipëria e mbyll aventurën Evropiane në vendin e fundit, por këto kanë pak rëndësi, fituam shumë eksperiencë për t’u rikthyer shumë shpejt në nivele të tillë. Grupi B u mbyll me dramë, me Italinë që barazoi 1-1 në fund ndaj Kroacisë. Me këtë rezultat, axurrët kalojnë tutje si vend i dytë (4 pikë), ndërsa Kroacia s’ka shpresa me 2 pikë në vendin e 3-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu