Mbyllet seanca për Belerin, vendimi merret më 25 qershor

0

Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaron të mbyllur shqyrtimin dhe të shtyjë marrjen e vendimit për në datë 25 qershor e martë ora 13:00 për Fredi Belerin.

Beleri kundërshton masën e dhënë nga Gjykata Antikorrupsion, ndërsa avokatët kërkuan shpalljen e tij të pafajshëm.

Nga ana tjetër prokurori i posaçëm kërkoi nga Apeli lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu