Mbyllja e fondit mban peng dhjetra fëmijë në Elbasan, për të dytin vit  nuk kanë shkollë ku të mësojnë

0

Për të dytin shtator shkolla  9-vjecare në në njësinë administrative “Tregan ” në bashkinë  Elbasan nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit e saj. E vetmja shkollë për banorët e këtij komuniteti nuk është me funksionale pasi pësoi dëmtime nga tërmeti i 3 viteve më parë. Por sipas banorëve kjo nuk është arsye pse shkolla duhet të qëndrojë në këtë gjendje për afro 3 vite.

Prej afro 3 vitesh fëmijët e këtij fshati janë të detyruar që të shkojnë në shkollën e Kuqanit disa kilometra më larg. Banorët e “Llixhës” shprehen se ndihen të shqetësuar për të ardhmen  e fëmijëve të tyre sepse shkollën detyrohen ta bëjnë diku tjetër dhe për më të vegjlit është shumë e vështirë.

Ndonëse bashkia e Elbasanit ka bërë gati projektin e ndërtimit të shkollë së re në themelet e asaj të dëmtuar dhe e ka dërguar për miratim në Ministrinë e Arsimit, ende fondi nuk është alokuar. Drejtore e Politikave të Arsimit dhe Edukimit thotë se është në pritje të fondit për të nisur punimet.

Për shkak të distancës nga zona ku banojnë fëmijët e Treganit pak janë duke e ndjekur mësimin plotësues të lancuar nga Ministria e Arsimit. Por për prindërit e tyre shqetësim është nisja e shirave dhe ardhja e dimrit ku të vegjëlit do të shkojnë në shkollë pa patur kujdesin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu