Pjesë nga konferenca:
BERISHA: Ka thënë se jam 2 metra i gjatë dhe nuk vjedh dot, argumenti i vetëm.
Pyetje: Javë më parë ju denoncuat abuzimin me mbylljen e shkollave turke, 5 maturantët më të mirë në vend nga ky kolegj s’kanë marrë medalje ari.
Berisha: Akte të mirëfillta korruptive, anti-demokratike, prej vasali. Duhet të kesh humbur sensin se ç’është fëmija dhe kopshti t’u mbyllësh kopshtin 250 fëmijëve. Një prind e di sa lidhje shpirtërore ka një fëmijë me kopshtin dhe shokët e shoqet.
Ai kolegj është krenar me kontributin që ka dhënë me shkollimin e shqiptarëve, kopshti mban emrin e gruas që lindi Kemal Ataturkun, kurse kolegji mban emrin e njeriut që bëri hymnin e Turqisë modern, unë shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje institucioneve demokratike europiane të mbajnë qëndrim të rreptë ndaj këtyre akteve, dua ti them haptas presidentit Erdogan se puna që bën për pushtetin e Ramës është kundër interesave të shqiptarëve dhe ai si vasal, nuk është marrëdhënie afatgjatë mes dy vendeve.