Komision hetimor për abuzimet? Berisha: Do shpallen sot, për “Air Albania” dhe “Ismaili-n”

0

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Do ketë komision hetimor për këto abuzime?

Berisha: Do shpallet sot komision hetimor, edhe për linjën “Air Albania” që prej 3 vitesh nuk dorëzon asnjë bilanc, deh për “Ismailin” që i ka vu emrin e Ismail Qemalit dhe mendon se fsheh pas mjekrës së tij miliona euro të vjedhura. Përdhos emrin e tij.

Pyetje: Si do e rrëzoni Ramën?

Berisha: Populli ka shumë mënyra, se cilën zgjedh është e drejta e tij, ti e thërret në protestë.

-Pyetje: A ka marrëveshje me partitë e tjera opozitare dhe a do bashkohen me ju në 12 nëntor?

Berisha: Sigurisht do firmosen marrëveshje dhe me partitë e tjera, çdo opozitar i ftuar në protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu