Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Përveç dështimit për ngrohje në shkolla, vë në vështirësi edhe pridërit

0

Deputetja dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

Vendime të tilla kur merrren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!

Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu