TIRANË- Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë, AGSH ka dërguar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok. Gazetari dhe kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptar, Isa Myzyraj ka mbajtur një deklaratë para Gjykatës Kushtetuese ndërsa thekoi se nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale
Myzyraj tha se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të internetit. Ai theksoi se AGSH-ja ka besim të plotë tek anëtarës e Gjykatës Kushtetuese
“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha ai.
Vendimi për mbylljen e “Tik Tok” u mor nga qeveria pas një konsultimi publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes me thikë të nxënësit 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar. Pas konsultimit me prindër e mësues në mbarë vendin, ishte vetë kryeministri Edi Rama, që njoftoi në konferencën e fundit të 2024-ës, se mbi 90% e tyre janë për mbylljen e “Tik Tok”, pasi e shohin si të dëmshëm për fëmijët.