Mbyllja e TikTokut/ Kabo: Vrasësi nuk e bleu thikën në rrjet social, por në dyqan….

0

Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi mbylljen e Tik Tok nga qeveria, pas vrasjes së adoleshentit Martin Cani.

Kabo tha se nuk e shikon zgjidhje mbylljen e rrjetit social Tik Tok. Profesori tha se vrasësi nuk e bleu thikën në Tik Tok, por në dyqan. Ai u shpreh se problem sheh edhe dallimet e mëdha në mënyrën e jetesës të fëmijëve. Kabo deklaroi se si politikanët e qeverisë, ashtu edhe të opozitës, duhet të pyesin veten nëse fëmijët e tyre jetojnë njësoj si fëmijët e popullit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu