Mbytet një 56-vjeçar, vazhdojnë hetimet nga Policia

0

Një 56 vjeçar është gjetur i mbytur këtë të dielë në Porto Romano në Durrës.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasit me iniciale B. B., rreth 56 vjeç është gjetur nga peshkatarët mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu