Mbytet peshkarexha, raportohen 15 të vdekur deri tani

0

15 të vdekur deri tani është bilanci i tragjedisë së radhës në ujërat e detit Mesdhe.

Sipas rojës bregdetare greke, një peshkarexhë e nisur nga Libia u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pilos.

Sinjali SOS u dërgua në numrin 112 dhe ishte pala italiane që njoftoi palën greke për avarinë e peshkarexhës.

Menjëherë në zonë mbërriti një motovedete e rojës bregdetare greke, anije tregtare që kalonin në zonë si dhe helikopterë shpëtimi.

Deri tani janë shpëtuar 104 emigrantë klandestinë ndërsa 15 trupa janë nxjerrë të pajetë nga uji. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjerëve ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në peshkarexhën e mbytur.

Në zonë po mbërrijnë edhe anije të tjera ndihmëse si dhe një fregatë e marinës greke. Mësohet se fillimisht kapiteni i peshkarexhës kishte refuzuar të kërkonte ndihmë prej rojës bregdetare greke.

Të shpëtuarit do të dërgohen në portin e Kalamates ku do t’ju ofrohet ndihma e parë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu