Mbyti gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg

0

ITALI-Autori i vrasjes së Eleonora Toçit i ka dhënë fund jetës në burg. 31-vjeçai Lulzim Toçi ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marino pasi ishte arrestuar dhe vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij.

Vetëvrasja raportohet se ndodhi sot më 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg. Toçi rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet. Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, burri u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës. Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar, një rrethanë që të bënte të mendoje se kishte halucinacione.

24-vjeçarja Eleonora Toçi u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30-vjeç mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. 30-vjeçari, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur 4 dhe 6-vjeç.

Autori ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë, dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata e tij, duke mos e parë Eleanor me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe ia kishte treguar tezes trupin e saj. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e ndaloi 31-vjeçarin para shtëpisë së tij, ku ai ishte kthyer me vëllain e tij pasi kishte shkuar në urgjencë.