Mbytja e anijes në Cape Verde, flet vëllai i një prej të zhdukurve: Vdiq për një ëndërr që kemi të gjithë

0

Vëllai i një burri që vdiq pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u gjet në Cape Verde, ka thënë për BBC se ata po përpiqeshin të arrinin në Spanjë.

Më shumë se 60 njerëz dyshohet se kanë vdekur në varkë, e cila ishte në det për më shumë se një muaj. Shumica e personave që ndodheshin në të ishin nga Senegali.

“Të gjithë janë të shokuar. Ai ishte një nga shtyllat e familjes sonë,” tha Mamour Ba për vëllain e tij. “Ata donin të shkonin në Spanjë.

Ata thanë se donin të largoheshin dhe unë nuk mund t’u thoja që të mos e bënin këtë, sepse ata tashmë e kishin vendosur”, theksoi Mamour Ba në një intervistë për BBC.

“Një nga vëllezërit e mi, Ibrahima, përdori telefonin e mjekut për të më telefonuar nga Kepi Verde. Ai na tha se vëllai ynë tjetër Cheikhouna kishte humbur në det. U trondita. Ishim shumë të afërt, ai ishte një luftëtar i vërtetë. Ishte i martuar me dy fëmijë. Ditën që u largua më mbajti duart dhe më tha: “Vëllai duhet të iki”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu