Mbytje, vrasje, probleme të shëndetit mendor! Nevojë urgjente për reagim

0

Brenda muajit Maj janë vrarë 8 persona. Iconstyle ju sjell rastet tragjike që kanë tronditur vendin:

Tragjedia në Shkodër

Alma Arazi mbyti tre fëmijët në lumin Buna e më pas u vetëflijua edhe vetë. Shkak dyshohej se ishte dhuna dhe xhelozia. Pas tragjedisë, u zbulua se Alma vuante nga depresioni dhe merrte medikamente kundër stresit

 

Djali dhunon nënën në Allias

Autori sapo kishte dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. U desh që pamjet të bëheshin virale në rrjet, që Policia të reagonte.

Djali vret nënën në Lezhe

Arsen Dani, 62-vjeç, person me probleme të shëndetit mendor goditi me thikë nënën e tij të moshuar. Ish-arsimtarja, Gjylije Dani u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme

Babai mban peng femijet

Aleks Marku, 40-vjeç është arrestuar pasi mbajti peng në banesë 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov. Dyshohet se ai ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike

Vritet polici

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Mërnica nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend Policin

Gruaja vritet nga burri

Enkelejda Danaj u masakrua me thikë në Greqi nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj. Viktima kishte bërë 3 denoncime për dhunë ndaj ish-bashkëshortit. Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, i dyti më 18 shtator 2022 dhe i fundit më 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje.

8 viktima brenda Majt edhe ende jemi në mesin e muajit! Kjo është një thirrje URGJENTE për reagim të institucioneve dhe të gjithë ne, për t’u ndërgjegjësuar që raste të tilla të jenë të evitueshme, apo që këto persona të kurohen.

3 fëmijë të mitur u shuan nga një nënë që dyshohej se vuante nga probleme të shëndetit mendor, e 2 të tjerë u terrorizuan nga një baba që i mbante peng nën kërcënimin e kallashnikovit. Edhe sa viktima të tjera duhet të shtohen që të ketë një reagim?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu