Me 10 kg drogë në makinë, pranga shqiptarit në Itali, si dështoi tentativa për t’i shpëtuar policisë

0

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali teksa lëvizte në makinë me 10 kilogramë drogë dhe 1800 euro cash.

Mësohet se ai ishte nën përgjimin e hetuesve prej kohësh ndërsa u kap teksa në makinën e tij teksa po udhëtonte përgjatë unazës veriore të Pratos. Agjentët e urdhëruan shqiptarin të ndalonte. Në vend të kësaj, ai përshpejtoi duke u përpjekur të arratisej dhe u përplas me një makinë policie që po përpiqej ta pengonte të arratisej.

Më pas ai u ndalua ku u gjet edhe lënda narkotike.  I arrestuari kishte me vete edhe 1800 euro cash në total, për të cilat nuk ka dhënë arsyetime për origjinën, e cila sipas policisë rrjedh nga aktiviteti i trafikut të drogës.

33-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u vendos në dispozicion të organit gjyqësor kompetent në burgun ‘La Dogaia’ në Prato. Gjykatësi ka vërtetuar arrestimin duke vendosur në paraburgim narkotrafikantin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu