FIER- Kryeministri Edi Rama tha sot se kreu i PD-së Sali Berisha i ka të humbura zgjedhjet. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama ka krahasuar PS me një forcë të re dhe një skuadre të mirë futbolli siç është Interi përballë një Juventusit të para 15 viteve, që për Ramën është PD. Sipas tij më 12 maj opozitarët do të dalin dhe do flasin broçkulla.
“Ai nuk është plan B. Ai është bufi vetë, nuk është plani B. Më thuaj një herë kur ka pranuar zgjedhjet bufi , kur ka fituar vetës, ose kur nuk ka qenë vetë në krye te fushatës? Thoshte e s’kishte çfarë thoshte, se e nxorën me shkelma nga zyra populli. Lista e kënetës është lista e 12 majit, nuk është lista e 11 majit. Një njeri që shkon në zgjedhje për të fituar, nuk mbledh grupin e veteranëve, që të luajë në fushë me Serinë A.
Është njësoj sikur të mbledhësh Juventusin e 15 viteve më përpara e t’u thuash hajde luani me Interin, nuk e bën dot. Rikthimin i Jozefinës, Jozefina është rikthyer vetëm për këtë, për pikturuar e kulluar, të bijorëve të etërve që u grabisnin popullit sovranitetin duke vjedhur vota. Kjo listë është bunker. Nuk mund të eksperimentosh në listë me kandidatë të rinj. 12 maji, është “zhvejk day”, do dalin të gjithë dhe do të thonë broçkulla. Berisha i ka të humbura zgjedhjet dhe kjo dihet”, tha Rama.