Me 128 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

0

Protothema shkruan se dy të arrestuarit akuzohen për import, transport, trafik droge, falsifikim certifikatash dhe rihyrje të paligjshme në vend.

 Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi me 128.5 kg kanabis. Protothema shkruan se dy të arrestuarit akuzohen për import, transport, trafik droge, falsifikim certifikatash dhe rihyrje të paligjshme në vend.

Në veçanti, në kuadër të shfrytëzimit të informacionit dhe pas një operacioni të koordinuar, policia ka lokalizuar një makinë në të cilën udhëtonin dy të pandehurit dhe e ka ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të kryer nga policia në makinë janë gjetur dhe konfiskuar 68 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 128.5 kg.

Gjithashtu, njëri prej të arrestuarve kishte një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes. Droga, makina dhe letërnjoftimi fals u konfiskuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu