Me 3 identitete! Arrestohet shqiptari në Angli, u kap me 4 mijë paund në makinë

0

Tërshalla, sipas mediave britanike përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar ishte klandestin në Britani.
Artenis Tërshalla, është shqiptari i arrestuar në Angli. I riu shqiptar, emigrant në Britani ka përfunduar pas hekurave pasi është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Tërshalla, sipas mediave britanike përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar ishte klandestin në Britani.

Shqiptar u kap teksa udhëtonte në veri të Anglisë, ndërsa me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë brenda të cilës u gjetën dhe mbetje kanabisi. I riu shqiptar u justifikua para policisë dhe gjykatës se makinën e kishte marrë me qira dhe se nuk e dinte se çfarë kishte brenda saj.

Tërshalla kishte hapur një llogari bankare me identitetin italian, ku kishe depozituar 12 mijë paund brenda një periudhe në më pak se një vit. Aktualisht i riu shqiptar ndodhet pas hekurave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu