Me 30 kg kanabis në makinë, vihet në pranga 26-vjeçari shqiptar, ja çfarë i gjeti tjetër policia

0

Një sasi prej 30 kg kanabis u sekuestrua pasditen e kësaj të mërkure në Greqi.

Sipas mediave greke, në pranga është vendosur një 26-vjeçar shqiptar i cili transportonte lëndën narkotike.

Sasia e kanabisit u kap në aksin Athinë-Lamia. Policia ndaloi mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe 2 celularë dhe një shumë prej 310 eurosh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu