Me 95 vota pro, Parlamenti kalon aktin normativ për marrjen e vaksinave

0

Me 95 vota pro, Parlamenti kalon aktin normativ për marrjen e vaksinave

Parlamenti ka votuar me 95 vota pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon qeverinë të negociojë edhe me kompani të tjera prodhimi të vaksinave të koronavirusit krahas Pfizer dhe AstraZeneca.Më herët ministrja e Shëndetësisë deklaroi se edhe shtete të tjera si Gjermania dhe Italia nuk po përjashtojnë mundësinë e marrjes së vaksinave të tjera për shkak të ngërçit në furnizime.

“Numri i shteteve të BE që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë si Gjermania apo Italia, janë shprehur se do të hedhin shikimin nga vaksina ruse Sputnik V, për shkak të ngërçit në furnizime”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu po ashtu tha se është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave dhe të nisë vaksinimi masiv. 10 mijë vaksinat “Sputnik V” mbërritën dje në Shqipëri dhe më to do të vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu