Me armë e municion luftarak në makinë, arrestohet 26-vjeçari nga Vlora, e “pëson” edhe shoku i tij

0

Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier pasi lëvizte me armë e muncion luftarak më vete ndërsa është proceduar edhe shoku i tij.

Në Fier, gjatë operacionit “Levani”, u arrestua shtetasi Ermal Osmenaj dhe u procedua shtetasi Erjon Bushi.

Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Erjon Bushi dhe me pasagjer shtetasin Ermal Osmenaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Drejtuesi i mjetit, ka patur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici ndaj ka nisur procedimi ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Levani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjenden një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet, vihet në pranga pasagjeri që i kishte fshehur poshtë sediljes.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Sektorit Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Levani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. B., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe me pasagjer shtetasin E. O., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. B. ka patur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu