Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap në shtëpi bari.
Elton Hazizi tentoi të shfajësohej tek autoritetet vendase duke u shprehur se e kishin detyruar të tjerë njerëz të bënte atë punë.
Megjithatë, nga hetimet e policisë, u vërtetua se ai kishte lidhje me një grup të organizuar të trafikut të drogës.
Nga të dhënat që u morën në celularin e tij, policia britanike arriti të zbulojë shumë informacione.
“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.
Dënimi me burg, Hazizit iu dha nga Gjykata e Kurorës Swansea ditën e martë, më 1 shkurt.