Me dru të prerë pa leje në kamion, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër, policët i gjejnë drogë në shtëpi

0

Një 33-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dru, të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Shtetasi me iniciale T. B., banues në Çepunë është ndaluar në afërsi të fshatit Zenelaj. Në mjetin që drejtonte ndodheshin 4 m³ dru të prera pa lejen përkatëse.

Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e të riut, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kanabisi, lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve ndaj këtij shtetasi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu