ME FOTO/ Mesazhi në WhatsApp! Meta-Këlliçit: KUJDES! Makinat janë provokim

0

Zbardhet komunikimi me SMS i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me Belind Këlliçin, gjë që e bëri të ditur sot vetë Meta në konferencën e tij për mediat.

Në mesazhet mes tyre, shihet se fillimisht ditën e protestës ka qenë Këlliçi, i cili e ka informuar Presidentin Meta në lidhje me mbarimin e mbledhjeve organizative me të rinjtë, ndërsa menjëherë kreu i shteti i kthen përgjigje ku i bën thirrje që të tregojnë kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se ky ishte provokim. Këtij mesazhi, Këlliçi i përgjigjet pozitivisht duke i thënë: Po, po, s’bëhet fjalë!

Biseda me sms në WhatsApp mes Presidentit Meta dhe Belind Këlliçit:

Këlliçi: President, se sa mbaruam mbledhjet organizative me të rinjtë. Të përshëndes!

Meta: Kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr, se provokim është!

Këlliçi: Po, po, s’bëhet fjalë!

Meta: Mos humbnu kontrollin paqësor të protestës!

Këlliçi: Po!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu