“Më i keqi deri më tani”, zbulohet variant i ri Covid-19

0

Një variant i ri i Covid-19 që është më infektues dhe më i transmetueshëm është zbuluar së fundmi.

Variant i ri i koronavirusit është BA.5, çfarë na kujton edhe një herë se pandemia nuk ka përfunduar.

Varianti i ri, së bashku me një variant të lidhur ngushtë, BA.4, po nxisin një rritje globale të rasteve 30% gjatë dy javëve të fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në Evropë, nënvariantet e Omicron po nxisin një rritje në rastet prej rreth 25%, megjithëse Dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, ka thënë se ky numër mund të jetë në të vërtetë më i lartë.

Çfarë e bën BA.5 të ndryshme?

Eric Topol, një kardiolog dhe profesor i mjekësisë molekulare në Scripps Research, e ka quajtur BA.5 “versionin më të keq të virusit që kemi parë”.

BA.5 mund të shmangë lehtësisht imunitetin nga infeksionet dhe vaksinat e mëparshme, duke rritur rrezikun e riinfeksionit. Megjithëse varianti nuk duket se çon në simptoma më të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu