Një test i ri për gjurmimin e koronavirusit është krijuar nga shkencëtarët kinezë. Testi konsiderohet i saktë dhe jep përgjigjen për 4 minuta.
Edhe testi PCR është i saktë por do më shumë kohë për të dalë përgjigja.
Hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje. Në një artikull të publikuar në revistën, Nature Biomedical Engineering, ekipi ka thënë se sensori i tyre mund të zvogëlojë kohën e kryerjeve të testeve laboratorike.
Në testim janë përfshirë 33 persona në Shangai ndërsa janë kryer paralelisht edhe testet PCR.
Këto të fundit përveç se janë më të ngadalshme, kërkojnë edhe infrastrukturë laboratorike.





