Rikonstruksioni i Kullës së Sahatit në Krujë, Margariti: Ka elementë dixhital

0

Kulla simbolike e qytetit (Kulla e Sahatit) do t’i nënshtrohet procesit të rikonstruksionit. Ministrja e Kukturës Elva Margariti bëri me dije se projekti mbështetet nga qeveria suedeze dhe studimi gjeologjik i tij do të përfundojë brenda dy muajve. Teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca, Margariti shtoi se në kullë janë montuar sensorë dhe elementë dixhitalë.

Në vazhdim të fjalës së saj, ministrja tha se ka përfunduar procesi i përforcimit nga jashtë dhe brenda i kullës.

“Struktura ka rishikuar projektin e parë, pasi në momentin që ishim në kontakt me objekti bëmë dhe ndryshime teknike. Është e gjitha e përforcuar si jashtë edhe brenda, është totalisht e aksesueshme dhe kjo na ka dhënë mundësinë të hartojmë projektin e restaurimit final me më shumë përpikëri. Kemi filluar të avancojmë dhe me fondin e qeverisë amerikane, fondi i ambasadorit, që për herë të parë i jepet Shqipërisë në të gjithë shumë e plotë prej 800 mijë dollarësh për të gjithë objektet post tërmet dhe do fillojmë me një studim gjeologjik të gjithë zonës nën kullë. Po ecim me një detajim tjetër me anë të ekspertëve dhe të fondit amerikan e kjo do të na bëjë të mundur të vazhdojmë me restaurimin e plotë. Situata ishte dhe më e rëndë nga çfarë kishim vënë re në fazën e parë edhe pse detajimi u bë me lazer. Brenda 2 muajve do të përfundojë me gjithë studimin gjeologjik të zonës përreth kullës dhe do vazhdojmë me implementimin e fondit të ambasadorit. Në këtë fazë kulla është e gjitha e monitoruar me sensor për çdo lëvizje. Kemi ndërthurur shumë elementë dixhital për herë të parë dhe kjo ka sjellë përmirësime të dukshme të ndërhyrjeve në trashëgimi”, bëri me dija ministrja e Kulturës Elva Margariti.