‘Më jep 15 mijë euro, ose…’/ Arrestohet punonjësi që i vuri gjobë pronares së tij, e kërcënonte se do e çonte tek ‘Policia’

0

TIRANË- Punonjësi i një call centeri u hetua nga Prokuroria e Tiranës pasi për 2 vite tentoi t’i vendoste gjobë pronares së biznesit ku punonte. Prej kohësh ai e kërcënonte se nëse nuk do i jepte 15 mijë euro, ai do të pranonte ftesën që një efektiv i krimit ekonomik i kishte bërë për të treguar mbi veprimtarinë e saj të mashtrimit.

Sipas “Tv Klan”, dosja hetimore e regjistruar në vitin 2019, pas kallëzimit të dy administratorëve, të cilët u arrestuan në Prill të këtij viti për akuzat e mashtrimit me anë të call centerve, përfundoi me vendim fajësie për 43-vjeçarin.

Ndërkohë që gjatë muajve të fundit për shkak të kërkesave të shtuara të autoriteteve të huaja për hetime janë goditur disa raste të call centerve të cilat punojnë me FOREX dhe se dyshohet që zhvasin shtetasit e huaj. Madje në dy ditët e fundit, me kërkesë të Gjermanisë dhe Spanjës u zbuluan dy qendra të tjera dhe u vunë në pranga 5 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu