Një 38 -vjeçar nga Vlora ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 6 maj 2022.
Ka qenë bashkëshortja e cila ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se shtetasi G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, është larguar nga shttëpia në datën 9 maj dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme:, thuhet në njoftimin e Policisë.