“Më ka rrahur djali”, e moshuara në Përmet denoncon të birin në polici

0

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit, pasi auzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 67-vjeçare.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë vetë e moshuara që ka denoncuar dhunën nga i biri në polici.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi

Përmet

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu