“Më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në komunitetin arbëresh“, Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta e oficerit italian

0

Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet oficerit italian, Dario Fazio i cili është ndarë nga jeta.

Meta shpreh hidhërimin për këtë lajm teksa thekson se oficeri Fazio e ka shoqëruar atë në vizitat e tij në Itali pranë komunitetit arbëresh.

STATUSI NGA ILIR META

Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh. 🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu