Me kallashnikov në dorë e me maska/ 20 mijë euro për një vrasje. Dalin pamjet e arrestimit të autorëve nga policia

0

Policia ka bërë publike pamjet e aksionit për arrestimin e vrasësve me pagesë dhe grupit kriminal që u godit nga policia. Siç shihet, dy prej autorëve të arrestuar shihen gjatë një skene krimi ndërsa njëri është i armatosur me kallashnikov.

Polica sqaron se gjatë aksionit “Storm” Janë zbardhur dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe grabitja e një shtetasi që kthehej nga Gjermania. Lidhur me këto ngjare të rënda policia ka mundur të arrestojë 5 persona ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër.

Ata janë identifikuar si:

Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Konkretisht policia ka zbardhur vrasjen e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 Gusht të vitit që lamë pas. Sipas policisë Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe , Ilirian Feçi. Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë. Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Robert Laci.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu