Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush. Mua më kanë shkarkuar një katër a pesë herë. Për të qenë serioz, unëjam kryetari i grupit parlamentar i zgjedhur në mbledhjen e këshillit zyrtar të PD. Unë nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt. Unë bëj detyrën time si kryetar i grupit parlamentar.
Edhe për çështjet e mbledhjes së kryesisë së grupit, ishte kërkesë e tyre, nuk u mblodhëm atë ditë të premten por u mblodhëm të shtunën. E patë që për një arsye nuk erdhën. Sot po ashtu në orën 09:00 thirrmë mbledhjen e kryesisë por e patë, dhe tani nuk do lodhemi më për këtë gjë.