“Më ke ngelur edhe ti pa vrarë”, avokatja në sallën e gjyqit: Dumani më kërcënoi me jetë

0

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka dëshmuar në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”.

Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Dumani. Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja mori fjalën dhe kërkoi të merren masa.

Para se të ndëprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcenohemi kështu!“.